Aktualitet
E kishte fshehur në makinë/ Kapet me 1 kilogram kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Një 37 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Brindisi ditën e sotme, pasi u kap me 1 kg kokainë.
Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit të mjetit që ai drejtonte, të kryer nga operatorët e Seksionit të Policisë Rrugore të Brindisit dhe Detashmentit të Policisë Rrugore Fasano, brenda bagazhit, e fshehur në një zgavër, u gjet një pako me 1 kg e 142 gramë kokainë.
Shqiptari u arrestua dhe u dërgua më pas në burgun e Brindisit.
Policia italiane po vijonë hetimet e mëtejshme për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e kokainës së sekuestruar.
#kishte #fshehur #në #makinë #Kapet #kilogram #kokainë #arrestohet #shqiptari #në #Itali
Java News