Aktualitet
Macron: Franca dhe Italia duhet të vazhdojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën

Franca dhe Italia janë të bashkuar në mbështetjen e përpjekjeve të luftës në Ukrainë, tha Emmanuel Macron.
Mesazhi i Presidentit francez erdhi pas takimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni, në Pallatin Elysee.
“Ne duhet të vazhdojmë, veçanërisht në mënyrë që kundërofensiva e nisur disa ditë më parë të jetë sa më efektive që të jetë e mundur”, tha Macron.