Sport

I zhytur në mendime dhe nuk foli për disa minuta, kështu e përjetoi Granit Xhaka humbjen kundër Serbisë –

Granit Xhaka nuk arriti dot që të fitonte një tjetër ndeshje kundër Serbisë. Por ndryshe nga përballjet në Botëror, këtë herë në Ligën e Kombeve situata ishte më e qetë dhe më miqësore. Të paktën sa i përket marrëdhënieve me lojtarët në fushë dhe stafit në pankinë.

Kjo pasi tifozët nisën që ta vërshëllenin Xhakën sa herë prekte topin në fushën e blertë dhe njëkohësisht nisën thirrjet: “Kosova është Serbi”. Ndërkohë pas ndeshjes, Xhaka ka takuar lojtarët e Serbisë dhe ka përqafuar trajnerin e serbëve. Megjithatë kjo humbje duket se i la një shije të hidhur mesfushorit të Leverkusen përkundër situatës më të qetë, teksa pasi shkoi në dhomën e zhveshjes, nuk foli për disa minuta dhe ishte i mendueshëm sipas një foto që tregon atmosferën e Zvicrës pas atij takimi. /Sport Ekspres/

#zhytur #në #mendime #dhe #nuk #foli #për #disa #minuta #kështu #përjetoi #Granit #Xhaka #humbjen #kundër #Serbisë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button