Aktualitet

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit sërish nën akuzë! Eduart Kapri dhe dy punonjës të Bashkisë dyshohen për shpërdorim detyre

Ish kryetarit të bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri nuk i ndahen telashet me drejtësinë.

Sapo iu mbyll një çështje, atij ju hap një tjetër kapitull hetimor. Siç konfirmojnë burime të Top Channel ish kryebashkiaku Kapri është marrë i pandehur sërish dhe ndaj tij është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me dy punonjës të tjerë të bashkisë së Pogradecit.

Hetimi ndaj ish zyrtarit të pushtetit lokal ngre dyshime për tejkalimin e zgjatjes së afatit të një lejeje, për të cilën nga afati deri në 2015 është firmosur deri në 2017.

Hetimi i ish kryebashkiakut vjen jo shumë kohë pasi ai u shpall i pafajshëm nga gjykata e Apelit Antikorrupsion, së bashku me vartës të hetuar për shkelje të barazisë në tendera.

Për këtë hetim Eduart Kapri mori dy pafajësi në të dyja shkallët e gjyqësorit e së bashku me të edhe një ish drejtoreshë dhe një ish koordinator, që SPAK i akuzoi për një tender për dru zjarri dhe për mbylljen e tre shkollave të miratuara si qendra votimi.

Në atë kohë ndaj kaprit si edhe ndaj cdo zyrtari pati hetim pasuror, që u mbyll pa ngritje akuze dhe pa dyshime ndaj tij

Siç konfirmon SPAK për Top Channel, nga 2020 deri më tani , janë regjistruar 21 emra zyrtarësh të cilët po procedohen për fshehje pasurie dhe mos deklarim të saj.

#Ishkryebashkiaku #Pogradecit #sërish #nën #akuzë #Eduart #Kapri #dhe #punonjës #të #Bashkisë #dyshohen #për #shpërdorim #detyre
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button