Djathtas 1912: Reformat, koalicionet dhe thyerja e polarizimit PS-PD – Intervistë me Edvin Kullurin
Edvin Kulluri, në një intervistë për gazetën TemA, ka zbuluar detaje të rëndësishme rreth partisë së re opozitare, “Djathtas 1912.” Kjo forcë politike përbëhet nga një grup deputetësh dhe ish-drejtues të Partisë Demokratike, të cilët janë larguar pas marrjes së vulës nga Sali Berisha. Partia e re është themeluar si një alternativë konservatore dhe synon të mbajë gjallë vlerat e djathta në skenën politike shqiptare.
Sipas Kullurit, në përbërje të këtij grupimi janë përfshirë deputetët Arbi Agalliu, Dashamir Shehi, Flutura Açka, Enkelejd Alibeaj dhe Seladin Jakupllari, të cilët kanë vendosur të bashkohen për të formuar një platformë të re opozitare që do të shpallet zyrtarisht nesër. Gjatë intervistës, ai njoftoi se janë mbledhur mbi 3 mijë firma për regjistrimin e partisë në gjykatë, një hap i rëndësishëm për legalizimin e saj dhe nisjen e aktivitetit politik.
Kulluri gjithashtu u ndal gjithashtu te aktet e mosbindjes civile të organizuara nga Partia Demokratike, duke kritikuar ashpër përpjekjen për të djegur selinë e Partisë Socialiste gjatë protestës së fundit. Ai i quajti këto veprime si të papranueshme dhe dëmshme për imazhin e opozitës.
Duke folur më tej për situatën në Partinë Demokratike, Kulluri deklaroi se misioni i saj ka përfunduar, duke e konsideruar partinë si një platformë që tashmë shërben vetëm për të promovuar karrierat e një grupi të ngushtë individësh. Sipas tij, “Djathtas 1912” do të përqendrohet në ndërtimin e një opozite të vërtetë dhe të qëndrueshme, e cila do të ofrojë një alternativë të re për qytetarët që kërkojnë ndryshim dhe reformë të vërtetë.
#Djathtas #Reformat #koalicionet #dhe #thyerja #polarizimit #PSPD #Intervistë #Edvin #Kullurin
Java News