Aktualitet

“Konflikt Erdogan-gylenistë”, Gjinishi: Inagurimi i xhamisë krijoi tension politik

Ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ermir Gjinishi, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Revieë”, ku diskutoi rreth inagurimit të xhamisë së Namazgjasë dhe vizitës së Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Shqipëri.

Gjinishi shprehu shqetësimin se inagurimi i xhamisë ka ngarkuar të gjitha mediat shqiptare për një javë të tërë, duke reflektuar realitetin e marrëdhënieve politike mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Politikanët ua prishën gëzimin shqiptarëve,” tha ai, duke komentuar mënyrën se si u trajtua ceremonia.

Sipas tij, Erdogan akuzon një pjesë të krerëve myslimanë si pjesë të rrjetit të Gylenit, organizatë që është shpallur terroriste në Turqi.

Gjinishi theksoi se Rama ka sjellë në Shqipëri konfliktin Erdogan-Gylenist, duke ndërhyrë përmes një rezolute të miratuar në Kuvend, që dënon grushtin e shtetit dhe referohet kështu gylenistëve.

“Do duhej që inagurimi i një xhamie mund të merrte një sinkron prej 20 sekondash, por ka një javë që ka bllokuar të gjitha mediat shqipatre dhe të gjithë janë ngarkuar me atë që përcjell realiteti i këtij bashkëpunimi poltik mes Shqipërisë dhe Turqisë. Unë mendoj që nga mënyra si e trajtuan politikanët ua prishën gëzimin shqiptarëve. Kryeministri uroi kryekujdestarin dhe më dukej sikur po emërohej nga ai. Sikur po i thoshte kolegut të tij që ky është i ngarkuari. Kjo xhami ka kaq vite që është mbaruar po nuk ishte inaguruar, arsyeja ishte shumë e thjeshtë. Erdogan akuzon pjesë të krerëve myslimanë si pjesë të rrjetit të gylenit, që e ka shpallur organizatë terroriste dhe e akuzon për grusht shteti. Shteti shqiptar ka shpallur një rezolutë ku e dënon grushtin e shtetit. Gjatë kësaj kohe në takimet dypalëshe, çështjet e Gylenizmit janë diskutuar. Rama ka qenë mes dy zjarreve, nga një anë është dashur ti japë një përgjigje Erdoganit dhe nga ana tjetër ishte i frenuar nga faktori ndërkombëtar,” –tha Gjinishi.

/a.r

#Konflikt #Erdogangylenistë #Gjinishi #Inagurimi #xhamisë #krijoi #tension #politik
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button