Karrierë me parti? Rama mesazh të rinjve: Ata që nuk janë për auditor merren me politikë, ata me arsim profesional bëjnë biznes
Kryeministri Edi Rama është shprehur se prindërit duhet dekujaruar për të mos dërguar fëmijët e tyre në Universitetet, siç deklaroi ai, “kur nuk janë për atje”, por t’i drejtojnë drejt arsimit profesional.
“Jo se fëmija është më pak i zgjuar, por ka të tjera interesa dhe të shkojë në arsimin profesional”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se pjesa dërrmuese e këtyre të fundit integrohen menjëherë në tregun e punës.
“Jo siç ata të cilët nuk janë për auditorë dhe fillojnë të thonë ‘të merrem me politikë të kap ndonjë gjë’,”- deklaroi kreu i qeverisë në podkastin “Flasim”.
Kryeministri theksoi se nxënësit e arsimit profesional, jo thjesht do të vendosen në shërbim të dikujt, por do të kenë bizneset e tyre.
“Ka filluar të ndryshojë mënyra se si funksionin administrata edhe për arsye të impenjimeve në procesin e integrimit, të konsolidimit të ligjit të administratës publike, kemi arritur një rezultat që mund të themi se ‘ka një pjesë për të qarë hallin, por ka një pjesë një administratën publike që është realisht për të qenë krenar.
Gjëja e dytë që ka filluar të ndryshojë dhe ne duhet të bëjmë më tepër dhe të bashkëpunojmë me Universitetit, për të dekurajuar prindërit të çojnë symbyllur fëmijët në Universitet, kur fëmija nuk është për atje, jo se fëmija është më pak i zgjuar, por ka të tjera interesa dhe ka një tjetër situatë, të shkojë në arsimin profesional. Ata të arsimit profesional, pjesa dërrmuese integrohen menjëherë në tregun e punës.
Siç ata të cilët nuk janë për auditorë dhe fillojnë të thonë “të merrem me politikë të kap ndonjë gjë”, këta të arsimit profesional do të kenë bizneset e tyre. Jo thjesht do të vendosen në shërbim të dikujt se janë elektricistë të mirë, hidraulikë të mirë, IT etj.,
dhe do të ndodhë hap pas hapi ajo që ndodh në arsimin profesional që e kanë shumë të rëndësishme, por edhe bazën e biznesit të vogël. Mendoj se jemi në udhëkryq”, tha Rama.
#Karrierë #parti #Rama #mesazh #të #rinjve #Ata #që #nuk #janë #për #auditor #merren #politikë #ata #arsim #profesional #bëjnë #biznes
Java News