Sport

Mbappe e zbulon me gojën e tij se ku do e shohim në të ardhmen e afërt

Kylian Mbappe ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit, për shkak se flitet se do të largohet nga Parisi drejt Real Madrid. Mirëpo lajmi nuk është i vërtetë. Mbappe jo vetëm që nuk do të shkojë të luajë për “ Los Blancos”, por as nuk e ka ndërmend të lërë PSG-në, të paktën deri në 2024, kur edhe i mbaron kontrata. Një lajm i tillë është konfirmuar nga ai vetë në një intervistë për Telefoot.

“Unë kam thënë tashmë se do të qëndroj. E thashë shumë përpara se të ndodhte e gjithë kjo. Unë kam vendosur të luaj në Paris edhe vitin e ardhshëm, kështu thashë. Ka shumë gjëra që ndodhin brenda një viti, aq më tepër në një klub si Parisi”, ka thënë ai, duke shuar zërat se do të largohet nga ekipi në merkaton e verës.

Kujtojmë se Mbappe i ka dërguar një letër skuadrës së Parisit dhe e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të aktivizojë opsionin dhe të qëndrojë pas vitit 2024, që do të thotë se do të jetë i lirë të negociojë nga janari me një klub tjetër.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button