Aktualitet

“Qëndro dhe disa ditë në zyrë dhe do e shohësh”/ Kush e kërcënoi Safet Gjicin? Klodiana Lala zbulon detaje të reja nga skandali që fundosi ish-kreybashkiakun socialist

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar mbrëmjen e sotme videoskandali erotik, ku kryetari i dorëhequr i Bashkisë së Kukësit, u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua.

Lala tha në Open se nga videot e publikuara sot kanë dalë fakte të reja, ku gruaja në fjalë merr OK nga Gjiici për projektin për qentë endacakë.

Ajo shtoi se besohet se Safet Gjici ka pasur dijeni për videon, pasi një anëtar i Këshillit Bashkiak i ka thënë se Gjici do ishte në krye të bashkisë edhe për disa ditë.

Lala: Dyshimet e para të SPAK kanë të bëjnë me kryerjen e aktit seksual. Dyshimet janë se video është realizuar nga vajza që është identifikuar. Fillimisht ka qarkulluar në celular të ndryshëm dhe vetë Gjici ka qenë në dijeni, pasi një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak i është drejtuar Gjicit se do qëndrojë edhe disa ditë në krye të bashkisë se do e shohë çfarë do i ndodhë.

Po të shohësh me kujdes tekstin e dorëheqjes së tij e lehtësoi punën për ne. Ai tha se ka marrëdhënie intime me vajzën, por kjo bie ndesh me videon , ai nuk di as adresën e saj. Fakti që ka ndodhur në zyrën e Bashkisë është e rëndë. Dalja në dritë e fakteve të reja e ndryshon rrjedhën. Vajza nëse është përdorur nga dikush, sigurisht që mund të dënohet për nxitje në krim.

Aty përfshihet dhe një zyrtar tjetër, nënkryetari i Bashkisë. Gruaja kishte një biznes, ajo ka fituar një tjetër projekt në Bashkinë e Librazhdit dhe mbetet në fokusin e SPAK për të parë sesi është marrë etj. Dokumentacioni është marrë nga SPAK dhe gruas i është ndaluar që të dalë jashtë vendit.

Të gjitha dyshimet e SPAK janë se vajza e a ka inçizuar vetë skenën.  Sazan Guri ka thënë se ka njohje me të dhe se ka marrë një projekt nga ai për sterilizimin e qenve. Ajo që më bëri përshtypje në letrën e dorëheqjes, është fakti se ai nuk u ka kërkuar falje familjes apo gruas së tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button