Aktualitet

Dedaj: Po të ishte Kosova një shtet demokratik, Kurti, Osmani dhe Kusari-Lila do të duhej të jepnin dorëheqje!

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas publikimit të audio-inçizimit, Kusari-Lila-Radojiçiq.

Dedaj thotë se po të ishte Kosova një shtet demokratik, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Mimoza Kusari-Lila, do të duhej urgjentisht të jepnin dorëheqje për bashkëpunim dhe koordinim të fshehtë me kryeterroristin Milan Radoiçiq.

“Koordinimi i politikave shtetërore në menyrë sekrete me kryterroristin Radoiçiq dhe Listen Serbe,për pagën minimale të veteranëve të UÇK, për Gjykaten Kushtetuese,pagen minimale në Kosovë, pêr votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente në vitin 2021, është një skandal shtetëror i cili rrezikon sigurinë kombëtare dhe shtetësinë e Kosovës, për të cilën Kurti, Osmani dhe Kusari-Lila, po të kishin një minimum të ndërgjegjës dhe përgjegjësisë shtetërore, kushtetuese dhe institucionale do duhej të jepnin dorëheqje” shkruan Dedaj raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:



#Dedaj #të #ishte #Kosova #një #shtet #demokratik #Kurti #Osmani #dhe #KusariLila #të #duhej #të #jepnin #dorëheqje
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button