Aktualitet

“Më përjashtuan se isha nga fshati”, peripecitë e Skënder Bratajt për t’u bërë mjek

“E kam qarë shkollën katër herë”, kështu e ka nisur rrëfimin e tij Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, në studion e “Rudina” në Tv Klan. I rritur në periudhën komuniste ai tregon se sa e vështirë ishte për një djalë të ri me plot ambicie që të vazhdonte shkollën dhe fakultetin që dëshironte.

Për Bratajn, gjithçka nisi nga prejardhja e tij. Ai ishte lindur e rritur në fshat dhe ligjet e asaj kohe nuk lejonin që një fëmijë nga zonat rurale të studionte degë të tjera përveçse bujqësorit. I përjashtuar nga mundësitë e zgjedhjeve dhe fletë-thirrja për të shkuar ushtar, duket se i fikën atij djaloshi të ri të gjitha shpresat për të patur një arsim të lartë.

Mëgjithatë ashtu sikurse mjeku vetë rrëfen, ai nuk hoqi dorë nga asnjë përpjekje për të plotësuar dëshirën e tij, që në një të ardhme të vishte bluzen e bardhë dhe të shpëtonte jetët e njerëzve.

Skënder Brataj: Dëshirat janë një gjë dhe realiteti është një gjë tjetër. Unë katër herë e kam qarë shkollën, katër herë bashkë me Italinë. Herën e parë shkova të regjistrohesha në gjimnaz, por në vitin 1978 doli ligji që kush ishte nga fshati duhet të bënte shkollën bujqësore, e fillova një muaj e gjysmë, nuk më thoshte asgjë e abandonova. Vitin e dytë shkoj në indrustriale përsëri e njëjta gjë, u konfirmua “ju jeni nga fshati nuk mund të vazhdoni, duhet të bëni bujqësore”. Mbarova vitin e dytë kuptohet me nota të mira dhe duhet të hyja në vitin e tretë, por më 25 Gusht vjen fletë-thirrja për ushtar. Shkoj interesohem, në datën 2 Shtator më vjen përsëri fletë-thirrja për ushtar. Shkova takova kryetarin e degës ushtarake duke ia shpjeguar dhe më thotë “reparti të ka zgjedhur nuk kemi njeri tjetër”. Dhe unë isha përsëri duke qarë, e kështu shkoj dhe bëj 27 muaj ushtri. Dhe e keqja nuk ishte se humbisje 2 vite shkollë, por humbisje 3. Kështu që pëpjekja më e madhe ishte që ato 3 muajt e ngelur me 100 lutje vazhdova shkollën tek “Kristofor Kristoforidhi” vitin e tretë, mbarova semestrin e parë dhe u ktheva në Vlorë që vazhdova gjimnazin.

Rudina Magjistari: Çfarë peripecish!

Skënder Brataj: E kisha të vendosur që do e mbaroja një fakultet, ishte shumë e rëndësishme. Pastaj zgjodha mjekësinë dhe aty është një peripeci më vete. Më 16 Gusht, zakonisht bursat dilnin dhe shfaqeshin tek xhamat e shkollës, por mbidhej Komiteti Ekzekutiv i Seksionit të Arsimit që ndante bursat në bazë të mesatares dhe një sekretare që punonte aty më thotë “shiko se nuk e ke emrin”. Unë isha 23 vjeç atëherë, dija se çfarë doja, me thënë të drejtën edhe me forcë e kam marrë. Shkova tek zyra e Seksionit të Arsimit dhe kapa për fyti shefin e seksionit. Pastaj kam ikur për tre ditë në Sheshicë se të kapje shefin e Seksionit të Arsimit për fyti nuk kishe nga t’ia mbaje, por biseda me atë ishte shumë e qartë.

Erjeta Koleqi Gajtani: Paska shpëtuar mire!

Skënder Brataj: Nuk kishte rrugë tjetër sepse duhet të krahasoje koperativën me shkollën.

Rudina Magjistari: Dëshira e madhe për të studiuar, për dijen dhe për t’u bërë mjek pastaj.

Skënder Brataj: Dhe hera e fundit ishte në Itali pas mbarova diplomën, më vjen në shkresë nga Urdhri i Mjekëve në Itali dhe më thotë: “Ju nuk mund të punoni në Itali si mjek sepse nuk jeni qytetar italian dhe nuk keni hyrë në Itali para vitit ‘89”.

Rudina Magjistari: Më duket se këto dy dekada paskan qenë më të vështirat e jetës tënde.

#Më #përjashtuan #isha #nga #fshati #peripecitë #Skënder #Bratajt #për #bërë #mjek
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button