Sport

Champions League/ “Davidi mposht Golian”, Zhegrova hero te Lille, zhgënjen Bayern! Juventus fitore me zemër

Nata e dytë e Champions League ka prodhuar rezultate surprizë. E tillë ishte fitorja e Lille përballë Real Madrid dhe ajo e Aston Vilas përballë Bayern Munchen.

Edhe pse gjigantët madrilenë ishin padiskutim favoritë përballë Lille, skuadra e Edon Zhegrovës ka bërë suprizën duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0.

Ishte pikërisht mesfushori i Kosovës, Edon Zhegrova i cili në minutën e 45-të të pjesës së parë fitoi një 11-metërsh i cili u ekzekutua saktë nga Davide.

Me këtë rezultat u mbyll e gjithë ndeshja, ku pavarësisht rasteve të shumta madrilenët nuk mundën të shënojnë.

Ndërkohë që edhe Bayern Munchen ka zhgënjyer pasi është mudnur në transfertë 1-0 nga anglezët e Aston Vilas.

Duran shënoi për anglezët në minutën e 79-të.

Një tjetër rezultat suprizë ishte dhe humbja e thellë që Atletiko Madrid pësoi në Portugali përballë Benfikës, ku u mund 4-0.

Ndërkohë që Juventus ka fituar me “shpirt” përballë gjermanëve të Leipzig, duke i mposhtur 3-2 edhe pse italianët prej minutës së 59-të ishin me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq të portierit Di Gregorio.

Ndërsa më herët Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi 3-0 me Shakhtar Donetks, ku goli  i parë u shënua nga kapiteni i Shqipërisë.

Të gjitha rezultatet e mbrëmjes:  

#Champions #League #Davidi #mposht #Golian #Zhegrova #hero #Lille #zhgënjen #Bayern #Juventus #fitore #zemër
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button