Aktualitet

“S’mund të jemi pjesë e proceseve ligjbërëse”, Gjykata Kushtetuese ‘refuzon’ komisionin “Xhafaj”: Mund të sjellë konflikte në të ardhmen

Gjykata Kushtetuese refuzon pjesëmarrjen në nivel ekspertësh në punimet e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Gjykata thekson se nuk mund të marrë pjesë për shkak se nuk përfshihet në proceset ligjvënëse.

PËRGJIGJJA E GJYKATËS KUSHTETUESE

Të nderuar më përgjigje të shkresës Tuaj nr. 3016, datë 31.07.2024, me anë të së cilës kërkohet caktimi i përfaqësues/ekspert dhe profesionist nga Gjykata Kushtetuese në Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, duke ju përgëzuar për nismën, ju bëjmë me dije se Gjykata Kushtetuese, për shkak të funksionit të saj, nuk mund të marrë pjesë në aktivitete që lidhen me procese ligjbërëse, pasi kjo mund të sjellë në të ardhmen konflikt në ushtrim të funksionit të saj në kontrollin e pajtueshmërisë së ligjeve me Kushtetutën, përveç rastit të ndryshimeve në Kushtetutë dhe ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

#Smund #të #jemi #pjesë #proceseve #ligjbërëse #Gjykata #Kushtetuese #refuzon #komisionin #Xhafaj #Mund #të #sjellë #konflikte #në #të #ardhmen
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button