Aktualitet

86 viktima u mbytën në det/ Trondit ish-gardisti Paro Laçi: Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! I dhanë sinjal Italisë se po shkonin bandat

Ish presidenti i Klubit Partizani, Paro Laçi dha disa dëshmi tronditëse në Studio Live, Report Tv mbrëmjen e sotme. Laçi tregoi për Arbër Hitajn se si tragjedia e Otrantos në ’97 me 86 viktima, familjarë shqiptarë që po shkonin drejt Italisë, ndodhi prej Sali Berishës në atë kohë presidenti.

Laçi punonte në atë kohë në gardën e republikës në mbrojtje të Berishës. Në atë kohë doli një info e pavërtetë se një anije me mitraloz ishte marrë nga Zani Çaushi dhe banda e tij dhe po shkonte drejt Italisë.

Berisha këtë informacion ja jep shtetit italian. Por në fakt në anije ishin qindra vetë familjarë, gra dhe fëmijë që kishin paguar Zani Çaushin për të shkuar drejt Italisë. Por nuk kishte banditë. Në Otranto, pala italiane i nxori përpara kryqëzorin dhe anija me shqiptarë nuk kishte mundësi të kthehej dhe u mbyt duke krijuar tragjedinë e njohur.

‘Nëse është e pakënaqur nga këto gjykata, i kujtoj diçka duhet të kujtoj në 97 për respekt të viktimave, një denoncim i ri që nuk e kam bërë kurrë, fakt real. Më vjen mirë që më erdhi spontan. Argita e dimë që në 97, viti i famshëm, trazirat e mëdhaja, lufta civile, presioni nga Zani Çaushi që u dha lajmi në televizioni shtetëror u armatosën me urgjencë tek SHIK me gjeneral Agim Shehu. Unë isha në gardë , u riarmatosua në mëngjes kemi hyrë në Fier. Kemi bërë duke shtirë në drejtim të Turizmit. Ishte urdhri po të shikonim dy njerëz të shtinim me armë. Përmbytjen në kanalin e Otrantos, janë disa fakte që SPAK duhet ta rishoh. Ishim në presidencë dhe erdhi lajmi, u vranë ata anëtarët e SHIK në Vlorë dhe garda kish informatorë, vjen një informacioni që Zani Çaushi ka marrë katërsilursin anije luftarake që çonte oficerët nga Vlora në Sazan. Anije me një mitralozi 12.7 e lyer nga sipër dhe e kalbur nga poshtë. Paraqiste rrezikshmëri nëse ishte ky informacion, që garda dhe presidenti i përcjell një informacion Italisë po niset një anije luftarake e armatosur dhe është kryekriminel Zani Çaushi. Me gjithë bandën, nuk kishte Zani por një anije me disa persona familjarë dhe kishin hipur në anije me pagesë. Që të mos bëhesh rrugë dhe Zani Çaushi të forcohej dhe u lajmërua Italia janë armatosur dhe u nxori kryqëzata për gra e fëmijë. Ky ishte informacion e Berishës që i çoi Italisë. Kateri i Radës, që u mbyt në Otranto me 57 viktima. Dua të denoncoj. Është dora e Berishës. Ka pasur një informacion, anija luftarake i doli përpara dhe kjo ka qenë një anije Hysen Musallari ka qenë kapiteni. Berisha duhet ti thoshte që janë disa të vuajtur gra dhe fëmijë dhe Zani i ka marrë lekë, i tha që Zani ka hipur me bandën e vet. Anija dukej në pamje e bukur me një mitraloz 12.7 nuk mund ta linte të hynte në brigjet italiane. I zuri rrugën dhe i eci drejtëpërdrejt nuk mund të kthehesh dot prapa. Është urdhër nga Sali Berisha në drejtim të Italisë. Komandonte nga më i madhi ,tek pastrusja e derës. Jam armatosur tek SHIK i Gazidedes në qafën e Koshtuvicës kur morëm urdhra ushtarakisht të papara. Vajza e Berishës e kalonte tek Nikolino përballë Hotel Dajti. Vinin familjarët për të ndez qiri, ne jemi vesh si ushtarak i kemi rraf këto nëna me të zeza. Që qanin për viktimat e tyre. Berisha na u drejtua dhe tha nuk janë asnjë familjar të viktimave.

Fut dhe bjer atyre njerëzve, fut dhe bjer dhe atyre gazetarëve. Më bëri një dosje nipi i Berishës, Dritan Berisha. Bëra një burg të pafajshëm. Kam qenë në arrest shtëpie në Itali. Por kur kam qenë në burg, më kujtohet një thënie, duke i rënë me shkop gome një prej grave na kishte thënë Berisha, ishim të rinj, na thuhej Berisha nuk është kriminel ata ishin kriminel. Edhe po të shkonim në Vlorë do kishim vrarë ose do na kishin vrarë. Një grua duke shkuar dhe i përzuar, e mër bir më tha çtë kam bërë më tha. Po qaj viktima që nuk i kam. Ne nuk besonim që ishin viktima sepse na ishte bërë shiringa në kokë. Besonim se ishin të dashurat e kriminelave dhe komunistave. Kur vjen puna më thotë eh mor bir çtë bëra, e gjeç nga mos e pandehç. Dhe me të vërtetë e gjeta nga nuk e prita.’

#viktima #mbytën #në #det #Trondit #ishgardisti #Paro #Laçi #Berisha #shkaktari #Tragjedisë #së #Otrantos #dhanë #sinjal #Italisë #shkonin #bandat
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button