Ancelotti përjashton çdo transferim tjetër në Real Madrid: ‘Skuadra është e mbyllur’

Duke folur në një konferencë për shtyp mbrëmë përpara ndeshjes miqësore parasezonale të Real Madrid kundër AC Milan, Carlo Ancelotti ka potencuar se nuk ka transfere në klubin e tij më këtë verë.
Real Madrid ka sjellë Kylian Mbappe dhe Endrick këtë verë, por mediat sugjerojnë se klubi mbetet në kërkim për më shumë transferime.
Një qendërmbrojtës i ri kishte qenë në rendin e ditës.
Megjithatë, Ancelotti përjashtoi mundësinë e nënshkrimit të një mbrojtësi të ri, duke deklaruar se klubi do të mbështetet në lojtarët që janë tashmë në dispozicion të tyre si Jesus Vallejo dhe talentet e akademisë si Joan Martinez dhe Raul Asencio.
“Skuadra është e mbyllur. Vallejo është kthyer, Alaba po rikuperohet. Ne kemi të rinjtë: Joan [Martinez], Jacobo [Ramon] dhe Raul [Asencio]”, tha Ancelotti, cituar nga AS.
/ Sport/
#Ancelotti #përjashton #çdo #transferim #tjetër #në #Real #Madrid #Skuadra #është #mbyllur
gazetablic.com