Aktualitet

Tjetër lëvizje e Ramës, Dallëndyshe Bici largohet nga drejtimi i Kadastrës, rikthehet në IKMT

Dallëndyshe Bici nuk do të jetë më në krye të Kadastrës. Ajo u emërua këtë të mërkurë nga kryeministri Rama si drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.  Bici rikthehet në këtë detyrë, duke zëvendësuar Ervin Hoxhën, i cili sot mori zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm.

Nga muaji Gusht i vitit 2014 dhe deri në muajin mars 2023 Bici punoi si kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Deri më sot ajo ka drejtuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

/a.r

#Tjetër #lëvizje #Ramës #Dallëndyshe #Bici #largohet #nga #drejtimi #Kadastrës #rikthehet #në #IKMT
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button