EURO 2025/ Shqipëria U-21 luan në “Air Albania” me Armeninë, dalin në shitje biletat –

Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e fundit të Grupit E ndaj Armenisë më 15 tetor, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Sllovaki 2025”.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 18:00 dhe Federata e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për ndeshjen Shqipëri U21 – Armeni U21 në ebileta.al . Çmimi i biletave është 200 lekë.
Biletat e ndeshjes: Shqipëri U21 – Armeni U21
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.
#EURO #Shqipëria #U21 #luan #në #Air #Albania #Armeninë #dalin #në #shitje #biletat
SportExpress