Sport

Arabia Saudite nuk josh Lewandowskin: S’më intereson, prioriteti im është Barcelona

Arabia Saudite është shndërruar në një destinacion të preferuar për shumë futbollistë. Emri i lakuar së fundmi për t’u bashkuar me botën arabe të futbollit është Robert Lewandowski, sulmuesi polak i FC Barcelonës. Gjithsesi, Lewa duket se i ka idetë e qarta për të ardhmen.

“Nuk ka asnjë gjë për të thënë mbi këtë çështje. Pse duhet të mendohem unë për këtë gjë? Mbi të gjitha kam ende edhe një vit kontratë me Barcelonën. E shoh se çfarë është duke ndodhur në Arabi, por kjo gjë nuk më intereson aspak. Për momentin unë kam prioritete të tjera” – tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button