Aktualitet

EMRAT/ Rrëmbyen 22-vjeçarin me pretendimin se i kishte mashtruar, arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar në Kavajë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Preteksti”.

Shtetasit Kristi Dilo, Enea Dilo, Renaldo Shala, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kishin hequr lirinë për disa minuta, Xhuljano Dikos dhe e kishin dhunuar atë.

Ata e kanë marrë me forcë të riun në një automjet, pasi pretendonin se ky shtetas kishte mashtruar shtetasin Renaldo Shalën, për t’i shitur një automjet me vlerë 4000 euro, të cilin e kishte marrë me qira, nga vëllezërit, Kristi dhe Enea Dilo. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua automjeti për të cilin dyshohet se ka mashtruar shtetasi Xhuljano Diko. Operacioni u finalizua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button