Sport
Nuk mund të motivohemi vetëm në Champions –

Atalanta ka bërë befasinë e madhe këtë mbrëmje. Bergamaskët janë mposhtur me shifrat 2-3 nga Komo. Ekipi i sapongjitur në Serinë A përmbysi rezultatin në fraksionin e dytë të lojës, duke marrë fitoren e parë në elitë. Pas përfundimit të ndeshjes Gasperini ka kritikuar lojtarët e tij për mungesë motivimi.
“Na duhet gjithashtu një dozë e mirë përulësie dhe motivimi. Kishm rastin të ishim lart në renditje, ky duhet të ishte një motivim i fortë. Nuk e kishim dhe kjo më shqetëson. Nuk mund të jesh i motivuar vetëm në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Xhan Piero Gasperini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Nuk #mund #të #motivohemi #vetëm #në #Champions
SportExpress