VIDEO/ Skënderbeu i jep një tjetër goditje Laçit, Bismark i jep 3 pikët korçarëve në shtëpi –

Një ndeshje disi delikate ishte ajo para derbit të Superiores. Skënderbeu dhe Laçi nisën takimin e tyre që filloi në orën 17:00, me korçarët që arritën të fitonin në shifrat 2-1. Vendasit erdhën pas disa rezultateve jo të mira në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Laçi kërkonte fitoren e parë të sezonit.
Por në fund ishte Skënderbeu që fitoi. Vasquez i dha avantazhin vendasve në minutën e 20, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Laçi do të barazonte vetëm në minutën e 70 të takimit me anë të Traore, ndërsa tetë minuta më vonë, Bismark, do të mbyllte historinë e ndeshjes në 2-1. Pas një penalltie të ekzekutuar nga Juri që u prit nga Dajsinani, topi u shndërrua në asist për Bismark që nuk mund të gabonte, duke sjellë tre pikët e arta. /Sport Ekspres/
#VIDEO #Skënderbeu #jep #një #tjetër #goditje #Laçit #Bismark #jep #pikët #korçarëve #në #shtëpi
SportExpress