Publikohen formacionet zyrtare të derbit Partizani-Tirana

Partizani dhe Tirana, përballen mes tyre, në derbin e kryeqytetit, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë në Superligë.
Në stadiumin “Air Albania”, spektakli është i garantuar, si në fushë, ashtu edhe në tribuna, për shkak të rivalitetit mes dy tifozerive.
Tirana ende nuk njeh fitoren e parë për këtë sezon dhe synon ta marrë në derbi. Në krahun tjetër, të kuqtë në javën e kaluar, barazuan me Laçin.
Dy trajnerët kanë përgatitur ndeshjen në detaje, ndërsa kanë zbuluar edhe titullarët për këtë përballje.
Partizani: Qirko, Mehmeti, Preka, Buxhelaj, Hadroj, Rrapaj, Sembene, Taipi, Zeka, Cara, Bintsuka.
Tirana: Selmani, Mici, Dembele, Soler, Jonuzi, Abah, Haxhiu, Ismalji, Meta, Kola, Jarmouni.
#Publikohen #formacionet #zyrtare #të #derbit #PartizaniTirana
Java News