Aktualitet

Ligji për trajtimin e veçantë të studentëve të Mjekësisë, Gjonaj shpjegon ndryshimet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Deputetja Etilda Gjonaj ka shpjeguar sot në Kuvend ndryshimet ligjore që reflektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për trajtimin e veçantë studentëve të Mjekësisë.

“Këto ndryshime adresojnë një nga sfidat më të mëdha që kemi përballë: mungesën e mjekëve, sidomos në zonat e izoluara dhe të largëta. Duke ofruar ndihmë financiare dhe incentivuar mjekët për të shërbyer në këto zona, për të siguruar që çdo qytetar, në çdo skaj të Shqipërisë, të ketë kujdesin shëndetësor që meriton. Duke i dhënë mjekëve të ardhshëm më shumë mundësi për të avancuar në fusha të ndryshme të mjekësisë, në plane afatgjata do të rritet kapaciteti i përgjithshëm i sistemit tonë shëndetësor në të gjitha nivelet, nga niveli parësor deri tek ai spitalor. Pra më shumë mjekë të kualifikuar, infrastrukturë e përmirësuar, pajisje të reja, mjedise të përparuara për të ndërtuar një sistem shëndetësie, që do të garantojë standardet më të larta”, deklaroi Gjonaj.

Më poshtë pjesë nga fjala e saj ku shpjegon me detaje ndryshimet e ligjit.

Për tu kuptuar nga të gjithë qytetarët, ky ligj I është nënshtruarfiltrit të Gjykatës kushtetuese për të gjitha pretendimet qësubjektet kanë kërkuar në Gjykatë Kushteteuse, duke përfshirëcënimin e parimit të sigurisë juridike, të drejtën për arsimin e lartë, të drejtën për të zgjedhur punën dhe testin e proporcionalitetit të këtyre parashikimeve ligjore.
Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj ka përcaktuar dymomente të cilat I ka konsideruar se duhet të rishikohet për tëcilat ne kemi reflektuar ekzaktësisht me ndryshimet nëprojektligj:

E para: Lidhur me rishikimin e afateve të nenit 4 të ligjit me qëllim garantimin e parimit të porporcionalitetit tëndërhyrjes, deri në një kufi jo më të gjatë se 3 vjet. Nisur ngaefekti detyrues për zbatimin e vendimit në pjesën arsyetuese dhedispozitiv, kemi propozuar parashikimet re ja të dispozitaveduke ju përmbajtur me përpikmëri këtyre detyrimeve.

Në vendimin e saj, Gjykata ka arsyetuar se e drejta për arsim tëlartë parashikuar nga neni 57 pika 1 e Kushtetutës, është një e drejtë që orientohet nga shteti drejt krijimit, zhvillimit dhepërcjelljes dhe mbrojtjes së dijeve, kujfitë e të cilës mund tëpërcaktohen rast pas rasti edhe në varësi të nevojave dheinteresave të përgjithshëm public duke ruajtur balancën midis tëdrejtave.

Ashtu sic gjykata vlerëson se e drejta për zgjedhur punën e garantuar nga neni 49 /1 I kuhsteuttës nuk është absolute dhe ajo mund të jetë e kufizuar në përputhje me kriteret e nenit 17 qëlejon kufizimin e të drejtave vetëm me ligj. Për këtë arsyeGjykata ka shqyrtuar dhe arsyetuar lidhur më këtë ndërhyrje përnenin 17 në disa kritere kushtetuese:
1) ndërhyrja me ligj,
2) për interes public dhe
3) nëse është respektiuar kriteri I përpjesëtimit midis ndërhyrjes dhe gjëndjes që e ka diktuar atë.

Nga ky shqyrtim që është analizuar nga Gjykata kushteteuese, rezulton se kriteret e kufizimeve për dy kriteret e parë e kanëkaluar filtrin e gjykatës, duke I dhënë legjitimitet ndërhyrjes. E thënë ndryshe, gjykata e ka konsideruar se vendosja e kufizimeve të të drejtave kushtetuese është kryer me ligj, dhenga ligjvënësi ka patur si qëllim të sigurojë burimet njerëzorepër kryerjen e shërbimeve të shëndetit public në institucionetshëndetësore në RSH nëpërmjet përcaktimit të një trajtimi tëvecantë për studentët.

Gjykata në paragrafin 61 ka vlerësuarse ka një interes public që ka justifikuar ndërhyurjen në tëdrejtën e studentëve për punësim përsa kohë që me rregullimet ligjore të kundërshtuyara synohet të garantohetofrimi I shërbimeve shëndetësore në kuptim të nenit 55 pika të Kushtetutës dhe garnatimit të standarteve të shëndetitpublike neni 59, pika 1 shkronja c e kushtetutës. Interesipublic I evidentuar është I lidhur drejtpërdrejtë me mirëfunksionimin e skemës së kujdesit shëndetësor dhegarantimin e plotësimit të nevojave me burimeve njerëszorenë kryerjen e shërbimeve të shëndetit public për institucionetshëndetësore.

Ndërsa lidhur me kriterin e proporcionalitetit të ndërhyrjes nëthelb të të cilit qëndron ekuilbirimi I drejtë I interesave, vlerësimi objektiv si dhe shmangia e konfliktit nëpërmejtpërzgjedhjes së mjeteve të duhura për realizimin e saj, Gjykata ka vlerësuar se kjo masë është e domosdoshme duke marrë në konsideratë nevojat që ka sistemi, pozicionetvakante, standartin rajonal për 1.9 mjekë për 1000 nr banorë, dhe nurmin e vakancave në system që është rreth 1000 vende. Gjykata ka vlerësuar dhe përshtatsshmërinë si kriter irëndësishëm në të cilën nisur nga praktikat e ndjekura ngavende të tjera si Suedia, Spanja, Danimarka, etj, afati nukduhet të jetë I barabartë me vitet e stydimit.

Dhe për këtë arsye Gjykata e ka konsideruar si masëjoproporcioanle përsa I përket përshtatshmërisë së masës siafat, dhe për këtë arsye ka vendosur që afati mos të jetë më I gjatë se 3 vjet.

Nisur nga ky arsyetim, në propozimin tonë, në nenin 2 tëprojektligjit që ndryshon nenin 4 të ligjit nr. 60/2023, propozohet të ulen afatet përkatësisht nga 5 vjet në 3 vjet përstudentët e vitit të parë, nga 3 vjet në 2 vjet për studentët e vitittë dytë deri në të katërt dhe 1 vit për studentët e vitit të pestë dhetë gjashtë.

Cështja e dytë që adresohet ka të bëjë me kërkesën e gjykatëskushtetuese për plotësimin e vakumit ligjor dhe plotësimin e ligjit me disa dispozita parashikuese në drejtim të :
1) Kritereve objective të punësimit me prioritet
2) Trajtimit financiar të sigurimit të mjeteve të nevojshme tëjetëses sipas nenit 49.1dhe
3) Përllogaritjes së pagesës së përiudhës në pritje tëkohëzgjatjen e detyrimit për punësim nëse shteti nuk jusiguron vend pune studentëve.

Për këtë arsye kemi propozuar në nenin 3 të këtij projektligjindryshimin e nenit 6 të ligjit 60/2023, ku është përcaktuar se përstudentin që përfundon studimet në institucionet publike tëarsimit të lartë dhe ka nënshkruar marrëveshje sipas ligjit, fillimisht ndiqen procedurat për t’u punësuar në institucionetshëndetësore sipas nevojave në bazë të renditjes sipas notësmesatare të përfundimit të studimeve. Nëse brenda 3 muajshministria nuk i punëson dot për arsye objektive dhe për shkaqeqë nuk varen nga mjeku, mjekët kanë të drejtë të punësohen nëinstitucionet shëndetësore private.

Në kushtet kur ai ndodhet në pamundësi punësimi edhe në institucionet shëndetësore publike mjeku trajtohet me 80% të pagës së mjekut të përgjithshëm në kujdesin parësor, për një periudhë jo më të gjatë se ky afat, ose mund të zgjedhin tëpunësohen në sektorin privat. Në çdo rast, ata kanë të drejtën për një punësim prioritar brenda 9 muajsh në institucionet publike.

Në të gjitha ndryshimet e propozuara, kemi ruajtur atë qëgjykata ka kërkuar, plotësimin e testit të proporcionalitetit nga njëra anë që studentët të kenë mundësi të zgjedhin dhe nga ana tjetër atë interesi publik për të garantuar plotësimin e nevojave për burime njerëzore në kryerjen e shërbimeve të shëndetit publik në institucionet shëndetësore në vend.

Padyshim shëndetësia ka problematika në pjesën e numrit tëstafit shëndetësor, kjo e evidentuar edhe në raportet ndërkombëtare si ai i OECD-së Në vitin 2022, numri i mjekëve të trajnuar në Shqipëri dhe që punojnë në vende të OECD-së ishte mbi 1,200. Aktualisht, densiteti i mjekëve në Shqipëri është 1.93 për çdo 1,000 banorë, duke u rritur nga 1.2 mjekë për 1,000 banorë në vitin 2013, por ende nën nivelin e vendeve të rajonit (2.6) dhe të OECD-së (3.6)

#Ligji #për #trajtimin #veçantë #të #studentëve #të #Mjekësisë #Gjonaj #shpjegon #ndryshimet #pas #vendimit #të #Gjykatës #Kushtetuese
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button