Aktualitet

“Të shtunën pastrim masiv në 5 plazhe”, Rama: Kurorëzim i një pune këmbëngulëse të bërë gjatë sezonit veror

E shtuna e kësaj jave do të jetë një ditë pastrimi masiv në bregdetin shqiptar nga veriu në jug.

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar në rrjetet sociale se kjo nismë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit do të angazhojë bashkitë bregdetare, shkolla, qytetarë e grupe vullnetare në plazhin e Velipojës, Kunes, Hamallajt, Divjakës dhe Nartës.

Sipas Ramës, ky aksion është edhe kurorëzim i një pune këmbëngulëse të bërë gjatë gjithë sezonit veror për plazhe të pastra.

/a.r

#Të #shtunën #pastrim #masiv #në #plazhe #Rama #Kurorëzim #një #pune #këmbëngulëse #të #bërë #gjatë #sezonit #veror
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button