Sport
Është lojtari i tretë me më shumë ndeshje në këmbë në Europë, Gjimshiti është në tjetër nivel –

Berat Gjimshiti e ka rritur së tepërmi nivelin e tin nga viti në vit. Nga periudha kur haste vështirësi në gjetjen e hapësirave te Atalanta te të kthyerit në lojtar kyç të bergamaskëve, rritja e kapitenit të Kombëtares kuqezi është e mahnitshme. Mbrojtësi shqiptar e ka dërguar veten tij në tjetër nivel dhe këtë e vërtetojnë edhe statistikat.
Berat Gjimshiti është lojtari i tretë në Europë me më shumë ndeshje gjatë dy sezoneve të fundit. Lojtari shqiptar numëron 130 paraqitje me klubin dhe Kombëtaren e tij. Më shumë ndeshje në këmbë se ai kanë vetëm Julian Alvarezi (131) dhe Bruno Fernandezi (132)./Sport Ekspres/
#Është #lojtari #tretë #më #shumë #ndeshje #në #këmbë #në #Europë #Gjimshiti #është #në #tjetër #nivel
SportExpress