Aktualitet

Berisha kërkoi shfuqizimin e ‘detyrim paraqitje’, zbardhet vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare kërkesën e Sali Berishës për të shqyrtuar vendimet e Gjykatës së Posaçme për masën e ‘detyrimit paraqitje’.

Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se bashkë me të ka kaluar edhe çështjen në ngarkim të Jamarbër Malltezit.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.”-ishte kërkesa e Sali Berishës.

“Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh”-thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

/a.r

#Berisha #kërkoi #shfuqizimin #detyrim #paraqitje #zbardhet #vendimi #fundit #Gjykatës #Kushtetuese
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button