Aktualitet

VIDEOLAJM / Deputetët ndërpresin mbledhjen e ‘Mandateve’ kur mësojnë vdekjen e Bogdanit

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për deputetin socialist Vullnet Sinaj u ndërpre pas lajmit për vdekjen e ish-deputetit të PD Gerti Bogdani.

Teksa mbledhja po zhvillohej dhe dëgjohej deputeti Sinaj për të cilin kërkohet heqja e mandatit të deputetit se ka përfituar nga fondet publike, ka qenë deputeti i PD Gazment Bardhi që mësoi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat.

Më pas, kryeparlamentarja dhe drejtuesja e këshillit Elisa Spiropali ndërpreu mbledhjen dhe shprehu ngushëllimet.

Deputeti i PD Gazmend Bardhi: Sapo është konfirmuar që një ish-koleg i joni, kolegu Gert Bogdani sapo ka ndërruar jetë dhe ky lajm është besoj tronditës dhe shumë i rëndë për ne kolegët e tij në Partinë Demokratike, besoj për kolegët e tij në Kuvendin e Shqipërisë dhe unë kërkoj ndërprerjen e mbledhjes dhe shtyrjen e saj për një moment tjetër. Kërkoj mirëkuptimin tuaj!

Elisa Spiropali, kryetare e Kuvendit: Të prehet në paqe kolegu ynë, i riu Gert Bogdani. Ngushëllime të përzemërta familjes së tij! U prehtë në paqe dhe i ngritët shpirti i tij.

/a.r

#VIDEOLAJM #Deputetët #ndërpresin #mbledhjen #Mandateve #kur #mësojnë #vdekjen #Bogdanit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button