Sport

Çfarë Champions League jeni duke folur? 16-15, Preston-Fulham bëjnë ndeshjen që shkruan historinë në Angli –

Një mbrëmje emocionuese dhe me shumë gola për futbollin europian. Nëse të gjithë jeni habitur me rezultatin e Bayern Munchen kundër Dinamo Zagreb, 9-2, me siguri nuk e dini se çfarë ka ndodhur në EFL Cup.

Preston është përballur me Fulham, atje ku ndeshja ka përfunduar në shifrat 1-1. Deri këtu është gjithçka normale dhe ndoshta e mërzitshme, por ruleta ruse, ishte histori tjetër. Lojtarët ishin përgatitur aq mirë për 11-metërshat, aq sa edhe portierat nuk gabuan në ekzekutimin e tyre.

Po, është dashur që edhe portierët e të dy ekipeve të godasin penalltitë dhe ia dolën me sukses. Në fund, ishte Preston që fitoi në shifrat 16-15. Por një zgjatje kaq e madhe e penalltive nuk erdhi për shkak të gabimeve të shumta nga të dyja ekipet, i vetmi moment kur lojtarët gabuan ishte në rezultatin 8-8.

Në fillim ishte Cuenca i Fulham që gaboi me penalltinë e pritur nga portieri i Preston dhe të njëjtin gabim e pasoi edhe kundërshtari i tij, Hayden. Më pas futbollistët nisën të ekzekutonin saktësisht të gjitha penalltitë e tjerar deri sa Castagne gaboi te Fulham në penalltinë e 15 dhe Ledson gjeti rrjetën për të mbyllur ndeshjen. Kjo ishte ndeshja që u shkrua në histori për penalltitë më të shumta që janë zhvilluar deri në përcaktimin e fituesit në EFL Cup. /Sport Ekspres/

#Çfarë #Champions #League #jeni #duke #folur #PrestonFulham #bëjnë #ndeshjen #që #shkruan #historinë #në #Angli
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button