Aktualitet
Rexhë Byberi në “arrest shtëpie”, përzgjidhet kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tropojës

Zyra Ismalaj është përzgjedhur si kryetarja e komanduar për Bashkinë e Tropojës, kjo pasi Rexhë Byberi ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Kujtojmë se GJKKO ka lënë kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi dhe zëvendësin e tij, Abedi Kërrnaja, nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në dy raste dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 205 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
/a.r
#Rexhë #Byberi #në #arrest #shtëpie #përzgjidhet #kryetarja #komanduar #Bashkisë #së #Tropojës
Java News