Aktualitet
Kërkoi lirimin nga 41Bis, refuzohet kërkesa e të dënuarit përjetë Anterio Kaloshi

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën e të dënuarit përjetë, Anterio Kaloshi, për lirim nga regjimi i posaçëm i burgjeve 41Bis.
Apeli vendosi të miratojë vendimin e Shkallës së Parë, duke lënë të pa ndryshuar regjimin në të cilin po vuan dënimin.
Anterio Kaloshi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Posaçëm për ngjarjen e njohur si “masakra e Lushnjës” në vitin 2017 ku u vranë 2 vetë e u plagosën 2 të tjerë.
/a.r
#Kërkoi #lirimin #nga #41Bis #refuzohet #kërkesa #të #dënuarit #përjetë #Anterio #Kaloshi
Java News