Sport

Medon Berisha luajti që nga minuta e parë, trajneri shpjegon zgjedhjen: Ai bën gjithçka –

Medon Berisha luajti ditën e djeshme ndeshjen e parë si titullar në këtë sezon të ri. Mesfushori shqiptar zhvilloi një paraqitje të mirë në barazimin 0-0 ndaj Torinos. Trajneri i Leçes tha pas ndeshjes se Berisha është një lojtar që në karrierën e tij ka bërë gjithçka, si dhe ka shpjeguar arsyen përse zgjodhi ta hidhte në fushë që nga minuta e parë.

“Ai ka bërë gjithçka në karrierën e tij. Për mendimin tim, në lidhje me ndeshjet dhe kundërshtarët mund të marrim zgjidhje të ndryshme. Në një sfidë si kjo e sotmja, Berisha në mes lejoi që t’i mbyllte hapësirat Torinos dhe në të njëjtën kohë t’i jepte soliditet dhe mbulim Rebiçit, duke shmangur vrapimet e gjata”, ka deklaruar Luka Goti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#Medon #Berisha #luajti #që #nga #minuta #parë #trajneri #shpjegon #zgjedhjen #bën #gjithçka
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button