Konte transformon Lukakun si me magji, belgu shënon gol dhe jep dy asiste për Napolin –

Pas disa sezoneve me ulje-ngritje, Romelu Lukaku ka gjetur sërish formën e tij ideale. Antonio Konte e ka shndërruar belgun si me magji. Futbollisti 31-vjeçar ka shënuar sot golin e tij të dytë në po aq ndeshje të luajtura në Serinë A.
Lukaku ka tundur rrjetën në minutën e 71-të përballë Kaljarit, ndërsa më herët kishte dhënë edhe dy asiste për shokët e tij të skuadrës. Një mbrëmje për notën 10 për ish-lojtarin e Interit, që ka rilindur nën drejtimin e Antonio Kontes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Lukaku on his 2nd game scores for Napoli to extend their lead …#Napoli #SerieA pic.twitter.com/GR5aTruMFa
— ??????? Fantasy Football ?? (@Fantasy_FootyKE) September 15, 2024
#Konte #transformon #Lukakun #magji #belgu #shënon #gol #dhe #jep #asiste #për #Napolin
SportExpress