Dosja “Partizani”, biznesmeni Begeja: I besova verbërisht Abit dhe Gitës. I kam borxh të madh familjes Berisha

Në dosjen e SPAK që tashmë ka një përfundim zyrtar për të shpallur të pandehur Sali Berishën e Arbër Malltezin, ka detaje tronditëse në çdo rresht të saj.
Të 500 faqet e materialit të hollësishëm tregohet sesi është përdorur e gjithë qeveria e shteti, që familja e Sali Berishës, përkatësisht dhëndri të marrë pronën e klubit Partizani e të ndërtonte atje 19 kulla.
Një nga këto, është pjesa ku një prej pronarëve të truallit, Xhim Begeja, i shkruan studios Pustina, pasi është i pakënaqur me fitimet që ka marrë nga zhvillimi i pronës.
“Ju besova verbërisht sepse Gita dhe Abi më gargantuan qysh nga dita e parë ku studio e juaj të jetë garantuesja ligjore dhe financiare e kontratave tona. Nuk kam qenë pengesë që në fillim të firmosja një ‘letër të bardhë’ sepse e konsideroje veten turp po të mos ju besoja. Kam përshtypjen se ajo Gocë e Familjes, nuk ka pas edhe nuk ka dijeni për situatën e krijuar tani mes nesh. Unë nuk e kam shqetësuar e nuk do ta shqetësoj kurrë për hallin e madh që ka zënë, por aq më tepër ne i kemi borxh të madh Familjes Berisha, për shqetësimet që i kemi sjellë ku shkaktare është prona jonë. (shtetasi Xhim Begeja me shprehjet Gocë e Familjes dhe Familjes Berisha, i shkruan me shkronja të mëdha, duke treguar konceptimin që ka ai për pushtetin e familjes Berisha”.
TemA
#Dosja #Partizani #biznesmeni #Begeja #besova #verbërisht #Abit #dhe #Gitës #kam #borxh #të #madh #familjes #Berisha
Java News