Aktualitet
FSK-ja realizoi me sukses ushtrimin fushor në Babaj të Bokës dhe Devë

Komanda e Forcave Tokësore (KFT) i FSK-së, Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R2K), në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjeve për validimin e regjimentit të dytë ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Steel 01” në poligonin e stërvitjes ushtarake në Babaj të Bokës dhe Devë.
“Qëllimi i ushtrimit ishte testimi i procedurave standarde operative të kompanive të regjimentit, gjatë realizimit të operacioneve luftarake në përmbushje të detyrave operacionale bazuar në misionin e KTF-së”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të FSK-së.
#FSKja #realizoi #sukses #ushtrimin #fushor #në #Babaj #të #Bokës #dhe #Devë
gazetablic.com