Aktualitet
Operohet Isco, nuk do të luaj deri në vitin 2025

Futbollisti i Real Betisit, Isco i është nënshtruar një tjetër operacioni.
Mesfushori spanjoll ka pësuar një tjetër lëndim javën e kaluar dhe i është dashur të operohet përsëri.
Trajneri i Betisit, Manuel Pellegrini, ka njoftuar se Isco do të jetë jashtë fushave për tre ose katër muaj dhe rikthimi i tij do të ndodh në vitin 2025.
”Është e vështirë të jepet një kornizë kohore për këtë, por duhet të jetë e ngjashme, rreth tre ose katër muaj,” tha tekniku kilian.
Ish-futbollisti i Realit, si pasojë e lëndimit nuk ka luajtur që nga muaji maj, dhe në momentin që ishte afër rikthimit, iu nënshtrua një tjetër operacioni.
#Operohet #Isco #nuk #të #luaj #deri #në #vitin
gazetablic.com