Sport
Debutim i çmendur! Ilir Daja kthen Superioren, Dinamo del me pikë nga Partizani, fiton Elbasani –

Ilir Daja ka debutuar në një ndeshje të çmendur me Dinamon në këtë sezon të ri. Një barazim 2-2 shumë emocionues kundër Partizanit. Mandela kaloi në avantazh Dinamon në minutën e 5, ndërsa Bintsouka barazoi gjithçka në të 31.
Kur pritej mbyllja e ndeshjes, Rrapaj dhuron një silurë nga distanca për t’i dhënë avantazhin Partizanit. Ndërkohë Vila riktheu baraspeshën në të 95 për të nisur festën e çmendur së bashku me Ilir Dajën. Nga krahu tjetër Elbasani ka fituar 1-0 ndaj Laçit falë golit të Ze Gomesh në minutën e 72. /Sport Ekspres/
#Debutim #çmendur #Ilir #Daja #kthen #Superioren #Dinamo #del #pikë #nga #Partizani #fiton #Elbasani
SportExpress