Aktualitet

Presidenti izraelit në Tiranë: Shqipëria, në anën e duhur të historisë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog vlerësoi lart mbështetjen që Shqipëria ka dhënë për vendin e tij, në luftën me Hamasin, që vijon prej Tetorit të vitit të shkuar. “Kombi izraelit kurrë nuk do të harrojë si ju dhe kombi shqiptar qëndruat krah Izraelit”, theksoi mes të tjerash Herzog.

“Për mua është domethënëse të jem mes miqsh në këtë kohë kaq të dhimbshme për Izraelin. Po i afrohemi një viti qëkur Hamasi sulmoi në mënyrë brutale Izraelin. Qysh prej asaj dite të errët në Tetor, Shqipëria është vendosur në mënyrë të palëkundur, është radhitur në anën e duhur të historisë. Vendi juaj tregoi edhe njëherë që qëndron krah vendit izraelit. Puna jonë s’ka mbaruar ende, pengjet ende mbahen në mënyrë mizore në Gaza. Për fat të keq po luftojmë në të njëjtën kohë më shumë sesa terroristët. Shqiptarët e hebrenjtë ndajnë një histori të gjatë e domethënëse. Hebrenjtë e Europës gjetën strehë gjatë holokaustit në vendin tuaj. Kemi shumë për të mësuar tashmë nga njëri-tjetri. Jam shumë i kënaqur që gjendem këtu. Jam shumë i kënaqur që pata mundësi t’i diskutoja sot këto këtu. Kombi izraelit kurrë nuk do të harrojë si ju dhe kombi shqiptar qëndruat krah Izraelit.”

Më herët, Herzog u prit në një takim nga Presidenti Bajram Begaj. Kjo është vizita e parë e një Presidenti të Shtetit të Izraelit në Shqipëri.

/a.r

#Presidenti #izraelit #në #Tiranë #Shqipëria #në #anën #duhur #të #historisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button