Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj Arbër Paplekajt

Gjyqi për ish-efektivin e RENEAS Arbër Paplekaj, i cili ishte programaur për tu mbajtur ditën e sotme, është shtyrë sërish. Togat e zeza janë mbledhur paraditen e kësaj të mërkure, por seanca nuk është zhvilluar pasi të pandehurit nuk ishin paraqitur.
Ditën e sotme të do paraqiteshin të gjitha rezultatet e ekspertimit të armës, e cila u krye më datën 2 qershor.
Arbër Paplekaj qëndron në paraburgim në burgun 313 në Tiranë. Arbër Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe mbi të rëndojnë veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.
Ngjarja e rëndë në Elbasan ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku siç u tha pati shkëmbim zjarri kur u kap makina e shtabit të PS-së nga Struktura e Mbrojtjes së votës, e ngritur nga PD, duke shpërndarë para në këmbim të votës.
I vrarë mbeti Pjerin Xhuvani, u plagos një efektive policie Xhensila Sota dhe tre persona të tjerë.