Aktualitet

Iu grabit banesa, flet gjyqtarja Pitaku: Ishim në punë, nuk kam kamera në shtëpi

Shtëpia e gjyqtares nga Durrësi Shpëtime Pitaku, një nga më të pasurat në vend është plaçkitur nga persona ende të paidentifikuar. Sipas burimeve hajdutët kanë vjedhur 2,000 euro si dhe bizhuteri me vlerë.

Gjyqtarja Pitaku tha se vjedhja ka ndodhur të dielën, kur nuk kanë qenë në shtëpi, por në punë. Ajo ka thënë se nuk kamë kamera në shtëpi.

“Vjedhësit kanë hyrë të dielën. Nuk kam kamera në shtëpi. As më ka shkuar në mendje të vë kamera se një shtëpi normale kam”, është shprehur gjyqtarja.

Pasi është konstatuar plaçkitja, ka qenë bashkëshorti i saj që ka bërë denoncimin në polici. Grupi hetimor ka kryer veprimet në shtëpi dhe ka kërkuar për gjurmë gishtash. Si banesa, ashtu dhe zona përreth nuk ka pasur kamera të instaluara. Mësohet se dera e banesës nuk ishte e dëmtuar, çka tregon se kanë gjetur forma për ta hapur dhe hyrë brenda për të marrë paratë dhe bizhuteritë./BË

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button