Aktualitet

Po e ndiqte Policia e Tiranës, i riu me motor përfundon në lumin Lana, detajet e para

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak çaste më parë në Tiranë, ku është përfshirë një i ri me motor.

Sipas informacioneve paraprake, i riu po ndiqej nga policia, për arsye që nuk dihen ende.

Në tentativë për t’u larguar duke ecur me shpejtësi në trafik, ai ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Lana.

Raportohet se i riu ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, është arrestuar menjëherë në vendngjarje dhe është dërguar në spital për mjekim.

Mësohet se ai ka qenë person i shpallur në kërkim nga policia.

/a.r

#ndiqte #Policia #Tiranës #riu #motor #përfundon #në #lumin #Lana #detajet #para
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button