Vendosi biseda ime me lojtarët pas pjesës së parë –

Gjeorgjia arriti të fitojë kundër Shqipërisë në shifrat 0-1. Menjëherë pas takimit, trajneri Ëilly Saniol ka treguar sesi arriti të fitojë kundër kuqezinjëve në Air Albania. Tekniku gjeorgjian u shpreh se biseda që ai pati me lojtarët e tij pas pjesës së parë vendosi historinë e ndeshjes. “Unë mendoj se biseda që pata me lojtarët pas pjesës së parë vendosi ndeshjen. Në pjesën e parë disa gjëra nuk shkuan mirë, por ne patëm një bisedë të mirë me lojtarët.
U përpoqëm të përmirësojmë gabimet tona dhe ishim më shumë agresiv në pjesën e dytë, e merituam fitoren. Mund të bënim më mirë në 20 minutat e fundit. Lojtarët tanë mësuan shumë nga Europiani, ndeshja sot ishte shumë më e vështirë se ajo kundër Cekisë”, tha Ëilly Saniol. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Vendosi #biseda #ime #lojtarët #pas #pjesës #së #parë
SportExpress