Aktualitet

Lihen në burg dy sekserët që merrnin para për një vend pune te burgjet, njëri prej tyre shofer i një ish-deputeti

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 2 sekserët të përfshifrë në korupsion pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Gjykata e posaçme vendosi “arrest me burg”, për dy të akuzuarit për  veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Agron Balla dhe Klodian Gjeci do të vijojnë të hetohen në kushtet e arrestit me burg, pasi dyshohet se i morën para një personi për ta punësuar pranë strukturave në varësi të Drejtorisë së Burgjeve.

Referuar hetimeve, mësohet se rasti abuziv ka ndodhur në shkurt të vitit 2021.  Mësohet se një nga të arrestuarit më konkretisht Klodian Gjeci, ishte shofer i një ish deputeti, ndërsa Agron Balla, njihet si kambist në qytetin e Durrësit.

Ky i fundit sëbashku me Ballën, premtonin personave të caktuar vende pune kundrejt korrupsionit. Referuar hetimeve ata janë arrestuar pasi kundrejt një rryshfeti prej 3 mijë eurove, i kishin premttuar një vend pune një qytetari në Drejtorinë e Përgjithshme.

Burime bejne me dije se hetimet për këtë rast janë ende në vijim pasi në këte skemë abuzive dyshohet se janë përfshirë dhe ish-zyrtarë të lartë të drejtorisë së burgjeve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button