Sport
E FUNDIT/ Shqipëria thyhet nga Gjeorgjia, një gol spektakolar heshti “Air Albania”-n –

Shqipëria nuk ia ka dalë dot përballë Gjeorgjisë. Kuqezinjtë janë mposhtur në “Air Albania” me rezultatin minimal 0-1. Sfida ishte e barabartë, teksa një gol spektakolar nga distanca heshti stadiumin e mbushur me ngjyrat kuqezi. Këtë herë goditja perla nga jashtë zone nuk erdhi nga e majta e Asanit, por nga këmba e Kochorashvili-t.
Ky i fundit nuk i dha asnjë mundësi reagimi Strakoshës në minutën e 71-të, kur vulosi fatin e takimit me golin e tij. Tashmë Gjeorgjianët kanë marrë kreun e grupit, duke udhëhequr me pikë të plota pas dy ndeshjeve të zhvilluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#FUNDIT #Shqipëria #thyhet #nga #Gjeorgjia #një #gol #spektakolar #heshti #Air #Albanian
SportExpress