Aktualitet

Vdes një person në Prishtinë, Policia në vendin e ngjarjes gjeti armë, fishekë e dy telefona

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të rastit të së hënës në Prishtinë, ku një person është transportuar me autoambulancë në Emergjencë, cili më pas ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë, në ora 10:20.

“Prishtinë/ 09.09.2024-10:20. Viktima m/mashkull kosovar është transportuar me autoambulancë në Emergjencë, ku më pas ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjet dhe konfiskuar: Një armë e shkurtë (revole) me një karikatorë me katër fishekë, një gëzhojë dhe dy telefona celular”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.



#Vdes #një #person #në #Prishtinë #Policia #në #vendin #ngjarjes #gjeti #armë #fishekë #telefona
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button