Aktualitet

Gjikondi: Rama bëri mirë që vendosi dy zonja në krah të kryebashkiakut Veliaj në Tiranë

Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se Rama bëri shumë mirë që vendosi edhe dy zonja në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj në Tiranë, i cili, sipas saj, edhe për shkak të problemeve me SPAK-un i ka rënë shkëlqimi.

“Para 3 vitesh, në një debat me Ramën, ai tha se do rriten pensionet kur të dalë naftë në Shpirag. Këto tullumbace duhen shfryrë. Asambleja e PS ishte një makijazh për një grua të vjetër. Nëse do ndjente pulsin e shqiptarëve, ai nuk duhej të mbante atë fjalim që mbajti. Duhej të fliste dhe për shumë zyrtarë të lartë të PS në qendër dhe në bazë, që rezultojnë në afera korrupsioni, dhe duhej të kërkonte një falje. Për Tiranën ka bërë mirë që ka dubluar Veliajn, i cili ka probleme me SPAK dhe performancën. Veliajt i ka rënë mbështetja. Shihet qartë. Pamë dhe rezultatet dobëta në Kavajë dhe Rrogozhinë. Rama mendon se dy zonjat do të sjellin më shumë vota.”, tha Gjikondi.

#Gjikondi #Rama #bëri #mirë #që #vendosi #zonja #në #krah #të #kryebashkiakut #Veliaj #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button