Sport

Turqia fiton me drejtësinë e Enea Jorgjit, Aktyrkogluja përmbys i vetëm Islandën –

Turqia ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme. Skuadra ballkanase ka mposhtur Islandën me rezultatin 3-1, teksa trupa e arbitra ishte shqiptate, me Enea Jorgjin në rolin e kryesorit. Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Aktyrkogluja. Ky i fundit mban autorësinë e të tre golave të shënuar.

Sulmuesi i Gallatasarait e dërgoi topin në rrjetë që në minutën e dytë të takimit, duke nisur mjaft herët festën e turqve. Islanda barazoi në minutën e 37 me anë të Palsonit, por goli i tij do të zhvlerësohej në pjesën e dytë të lojës. Aktyrkogluja mposhti i vetëm islandezët, teksa me dy golat e shënuar në minutën e 52-të dhe të 88 i dha tre pikët Kombëtares së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#Turqia #fiton #drejtësinë #Enea #Jorgjit #Aktyrkogluja #përmbys #vetëm #Islandën
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button