Aktualitet

Pse Tirana nuk iu besua vetëm Veliajt? Kushi: Strategji, i shërben partisë në tërësi

Depuetetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi është konfrontuar në emisionin Now me Erla Mëhillin me drejtues e qarkut të Korçës për Partinë Demokratike, Ivi Kaso.

Fillimisht, e pyetur nga drejtuesja e emisionit për strategjinë e kryeministrit Rama lidhur me përcaktimin e 3 drejtuesve nga PS për bashkinë Tiranë, Kushi u shpreh se kjo rrugë i shërben partisë në tërësi, pasi lufta nuk bëhet për emra, por si një skuadër në tërësi.

“Më shumë të rëndësishëm sesa emrat, janë nismat. Ne jemi të gjithë një skuadër, dikush në pozitat e deputetit, sekretariatit, drejtues të qarqeve, në ekzekutiv apo nivele më të ulëta. Unë mendoj që asambleja prodhoi ide jo për emrat, por për vendimet që u diskutuan. Lidhur me Tiranën, është qarku më i madh, kështu për të rritur efikasitetin menduam të ishin 3. Kjo është një strategji për të maksimizuar votën,”-u shpreh deputeteja.

Ndërkohë, pas përgjigjes së saj, Kaso ju kundërpërgjigj me ironi Kushit, duke nënkuptuar se çdo lëvixje e kryeministri Rama, pavarësisht se reklamohet si një e mirë në emër të partisë, është thjesht vullneti i tij i vetëm, pa kërkuar dakordësinë me deputetët e Partisë Socialiste.

“Jam dakord me disa pika të zonjës Kushi, me komentin e parë. Jam plotësisht dakord me atë që tha se nuk është çështje emrash. Ikën marionetat e Edi Ramës, u kthyen marionetat e tjera të Edi Ramës, janë të gjithë zgjatime të vullnetit politik të Edi Ramës. Janë të gjithë njerëz që as që e dinin që do të emëroheshin në projektet e liderit suprem si drejtues qarqesh,”-tha Kaso.

#Pse #Tirana #nuk #besua #vetëm #Veliajt #Kushi #Strategji #shërben #partisë #në #tërësi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button