NATIONAL LEAGUE/Kosova “poker” përballë Qipros, Dardanët lënë pas krizën e brendshme

Kosova ka lënë pas humbjen zhgënjyese me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” të premten që lamë pas, duke fituar me razultatin e thellë 4-0 përballë Qipros në “AEK Arena”.
Dardanët zhvilluan një lojë mjaft të bukur, duke treguar në këtë sfidë se nuk kanë probleme të brendshme. Serinë e golave e hapi bomberi Vedat Muriqi, i cili shënoi në minutën e tetë nga penalltia ndërsa në minutën e 21 dyfishoi shifrat pas asistit të Donat Rrudhanit.
Me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë, ndërkohë në pjesën e dytë Dardanët do të shënonin edhe dy gola të tjerë.
Albion Rrahmani shënon në minutën e 48-të pas asistimit të Milot Rashicës dhe Lumbardh Dellova gjashtë minuta më vonë, pas asistimit tjetër të Rrudhanit.
Fitorja e sotme është e rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës në futboll, në kohën kur ajo ndodhet në krizë pas përjashtimit të tre lojtarëve nga grumbullimi për shkak të shkeljes së rregullave.
Kosova renditet e dyta në tabelë me tri pikë nga dy ndeshje të zhvilluara në grup, ndërsa udhëheq Rumania.
#NATIONAL #LEAGUEKosova #poker #përballë #Qipros #Dardanët #lënë #pas #krizën #brendshme
Java News