Sport
Skandal në Qipro/ Tifozët vendas provokojnë me parullën “Kosova është Serbi”, ndërpritet ndeshja

“Kosova është Serbi” është banderola e shfaqur në ndeshjen Qipro-Kosovë. Muriqi e pa këtë banderolë dhe kërkoi nga arbitri që ajo të largohet duke ndërprerë ndeshjen për pak minuta.
Tifozët janë shumë të pakët në stadium dhe menjëherë u morën masat e heqjes së banderolës duke mos krijuar problem të mëtejshme edhe pse nuk do të kalojë lehtë për vendasit nga UEFA.
Sa i përket aspektit sportiv, Kosova po fiton 4-0 ndaj Qipros, ndërsa takimi ka hyrë në minutat e fundit të kohës së rregullt.
Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro janë pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
#Skandal #në #Qipro #Tifozët #vendas #provokojnë #parullën #Kosova #është #Serbi #ndërpritet #ndeshja
Java News