Sport

Zvicra thërrmohet pa Xhakën, Spanjës i mjaftojnë 10 lojtarë për ta mundur me goleadë –

Spanja ka treguar forcën e saj të vërtetë mbrëmjen e sotme. Iberikëve u kanë mjaftuar vetëm 10 lojtar për të mundur me goleadë Zvicrën. Këta të fundit janë thërrmuar në fushë pa Granit Xhakën, teksa kanë pësuar 4 gola.

“Furia e kuqe” e nisi vrullshëm sfidën. Hozelu zhbllokoi rezultatin që në minutën e 4-t me anë të Hozelut. Ndërkohë, Ruizi dyfishoi rezultatin në minutën e 13. Vetëm 7 minuta më vonë Le Normandi u ndëshkua me karton të kuq, por inferioriteti numerik në fund nuk vlejti aspak.

Amduni ngushtoi shifrat në minutën e 41-të, por goli i tij i vlejti vetëm statistikave. Fabian Ruizi në të 77-n minutë dhe Ferran Torresi 3 minuta më vonë vulosën fitoren me goleadë të Spanjës./Sport Ekspres/

#Zvicra #thërrmohet #Xhakën #Spanjës #mjaftojnë #lojtarë #për #mundur #goleadë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button